Site icon Telegrafi

Aksident mes kamionit dhe veturës në Vushtrri, tre të lënduar

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë, por nuk kemi informacion për gjendjen e tyre shëndetësore”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version