Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në rrugën Gjakovë-Prizren.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se me të pranuar informatën, policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Ai ka shtuar se njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin. /Telegrafi/