Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Gjakovë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Mund të ju konfirmoj se në rrugën UÇK ka ndodhur aksident trafiku me përfshirjen e dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale janë lënduar katër persona”, tha Elezaj.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/