Katër persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 12:15 në një aksident mes dy veturave në hyrje të fshatit Dobërçan të Gjilanit.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit.
“Më datën 25.12.2024 rreth orës 12:15, në hyrje të fshatit Dobërçan ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy veturave me targa jo vendore.
Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë marre lëndime trupore të cilët janë transferuar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit”, ka thënë Osmani.
Tutje ai tha se hetuesit Policor të aksidenteve janë duke u hetuar rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/