Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë, dhe si pasojë është lënduar ngasësi i kësaj të fundit.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’ Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.
Ajo tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/