Në autostradën Shkup-Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Automjeti “Ford Escort”, i vozitur nga I.R (22) me regjistrim të Shkupit është rrokullisur, duke shkaktuar lëndime për shoferin dhe tre bashkëudhëtarët.
Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit që më pastaj të përplasen në anësore. Të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin e Tetovës./Telegrafi/