Telegrafi

​Aksident me fatalitet, vdes një vajzë e mitur në QKUK

Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të pësuar ditë më parë në një aksident që kishte ndodhur në rrugën Shtime-Komoran, konkretisht në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur më datë 30 tetor të këtij viti.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara me datën e lartcekur me datën 19.11.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima e mitur f/k. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/