Një person ka humbur jetën në Podujevë si pasojë e një aksident në trafik.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:15 në Rrugën “Xhemajl Mustafa”, Podujevë.
Siç thuhet në raport, vdekjen e vozitësit e ka konstatuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare në Podujevë.
“Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore. Vdekjen e vozitësit e ka konstatuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare Podujevë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/