Një aksident trafiku me pasojë humbjen e jetës së një personi, ka ndodhur sot në rrugen Skenderaj-Mitrovicë, në fshatin Lushtë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se viktima është 66-vjeçari me inicialet D.O.
Në këtë aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër i cili është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.
“Në segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushtë, sot rreth orës 13:50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasojë e lendimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jeten”.
“Po ashtu, një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana. /Telegrafi/