Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.
Po ashtu, në mes të rrugës shihet një motoçikletë, ndërsa nuk dihet numri i personave të lënduar.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. /Telegrafi/