Telegrafi

Aksesorët që u pëlqyen me se shumti nga femrat e showbiz-it gjatë 2016-ës (Foto)

Choker, choker, choker. Ishte tendenca e viteve ’90 që u përhap menjëherë dhe u dashurua nga çdo vajzë.

Pas verës së 2016-s ato i shihnim kudo, në fillim në formën e një cope të hollë pas qafës, e më pas në modele, ngjyra e material nga më të ndryshmet.

Ishin të shumta vajzat e njohura të showbiz-it që deklaruan se janë choker addicted. Çdo veshje e tyre shoqërohej nga ky aksesor, edhe pse kishte nga ato që rrallë i shihje me një të tillë, trasnmeton Class.

Ato që nuk kanë preferuar ta mbajnë në përditshmërinë e tyre, e kanë zgjedhur si pjesë e veshjes së videoklipeve apo të sete profesionale fotografike, si Xhensila Myrtezaj, Kida, Dhurata Dora, Marina e Luana Vjollca.

Të shumta kanë qenë edhe ato që kanë zgjedhur choker si pjesë të fustanit, si Miriam Cani.

Por edhe ato që kanë pëlqyer modelet të rralla, që nuk i kishim parë më parë, si Dafina Zeqiri, Genta Ismajli, Xhemi Shehu, Roza Lati, Samanta Karavello.

Gjithashtu të preferuara ishin edhe ato që mbanin të njëjtën copë me atë të bluzës, këmishës apo fustanit, si Lori Hoxha, Agnesa Vuthaj, Adrola Dushi, Armina Mevlani dhe Olta Gixhari.

Pamë edhe choker në formën e aksesorit, jo me copë nga Tuna, Enca, Elvana Gjata dhe Poni. Dhe chokeri klasik i atyre viteve, që bëri shumë vajza nostalgjike, si Xhesika Berberi, Morena Taraku dhe Albana Osmani.