Seanca Konstituive e paraparë të mbahej që disa javë me radhë, prapë është shtyrë për javën tjetër.
Roli i AKR-së, po shihet vendimtar për formimin e institucioneve të vendit.
Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu deklaron se në këto rrethana koalicioni PAN nuk është në të mirë të vendit.
E ripërsërit se ky subjekt çdo herë do të veproj në dobi të qytetarëve për t’i lëvizur tutje proceset.
Sejdiu tregon edhe se çfarë do ndodh në marrëdhënien e tij me Pacollin nëse ky i fundit i bashkohet PAN-it.
“Me presidentin Pacolli jemi në koordinim të plotë dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë besnikë koalicionit dhe vazhdojmë më tutje.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, tha se subjekti AKR-së ka një rol përcaktues për rrjedhën politike që do të zhvillohet më tutje.
“Një lëvizje e tillë prej katër deputetëve të AKR-së, që do të afrohej me PAN-in, krijon një mundësi me pasë një shumicë për krijimin e Qeverisë”, tha ai, duke potencuar se AKR do të jetë përcaktuese për krijimin e Qeverisë nga PAN-i dhe mbetjen e LDK-së dhe VV-së në opozitë. /Tribuna/