Telegrafi

AKR-ja në dilemë: Të vetëm në zgjedhje apo në koalicion parazgjedhor me VV-në?

Ndonëse e sa ditë po diskutohet brenda partisë së Behgjet Pacollit tash, se si do të ishte mënyra më e mirë për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Aleanca Kosova e Re ende nuk ka marrë vendimi të prerë për këtë.

Burime të Telegrafit marrin vesh se një pjesë e Kryesisë së AKR-së janë që të shkohet vetëm në zgjedhje, derisa pjesa tjetër po kërkon që të në zgjedhjet e parakohshme AKR-ja t’i “bashkohet” Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Nga 32 vota, 17 kanë qenë për koalicionin parazgjedhor me VV-në, e 15 sosh kanë që AKR-ja të shkojë e vetme në zgjedhje.

Ndryshe, në takimin e sotëm Kryesia e AKR-së ka diskutuar edhe përgatitjet logjistike si dhe për angazhimin e të gjitha degëve në procesin zgjedhor. /Telegrafi/