Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shqyrtuar mundësinë për lidhjen e koalicionit parazgjedhor në zgjedhjet e ardhshme lokale në Mitrovicë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për Informim e AKR-së në Mitrovicë, përmes të cilit është njoftuar për një aktivitet të përbashkët të këtyre dy partive të cilat bashkë qeverisin me Mitrovicën Jugore.