Dhimbja e stomakut ose e muskujve, lodhja që nga mëngjesi i hershëm, acarimi i syve dhe ndryshimet në lëkurë janë simptoma të padyshimta të inflamacionit në trup
Sa më parë t’i vini re, aq më shumë ka gjasa që të jeni në gjendje t’i sanoni plotësisht dhe t’i shmangni pasojat, transmeton Telegrafi.
Duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre treguesve për të parandaluar përhapjen e inflamacionit.
Shtresat e yndyrës rreth belit
Qelizat dhjamore rreth stomakut stimulojnë prodhimin e kimikateve që ndikojnë në zhvillimin e inflamacionit.
Sa më shumë dhjamë të keni rreth belit, aq më i lartë është rreziku i inflamacionit kronik. Për më tepër, ekspertët e sëmundjeve kardiovaskulare e konsiderojnë dhjamin rreth belit si “vatrën” kryesore të inflamacionit që çon në sëmundje të shumta të enëve të gjakut.
Sheqeri i lartë në gjak
Inflamacioni tregon gjithashtu edhe nivelin e lartë të sheqerit në gjak, që rrit numrin e citokinave inflamatore të cilat udhëtojnë nëpër gjak. Kjo, nga ana tjetër, rrit nivelin e molekulave shkatërruese, të cilat shoqërohen me plakjen më të shpejtë të organizmit. Zhvillimi i tyre ndikohet nga sheqeri i tepërt në ushqim, për shkak të të cilit kolagjeni dobësohet, kështu që kemi rrudha dhe rrathë të zinj nën sy.
Këto molekula pengojnë qarkullimin e gjakut dhe çojnë në mbajtjen e ujit në trup dhe gjenden gjithashtu në ushqimet me origjinë shtazore.
Probleme me tretjen
Nëse keni probleme me tretjen, gazrat, diarrenë, fryrjen ose kapsllëkun, kini parasysh se ato mund të vijnë nga një zorrë e përflakur, tepër e depërtueshme që lejon toksinat nga trupi të hyjnë në qarkullimin e gjakut.
Kjo është një nga shkaktarët më të zakonshëm dhe më të përhapur të proceseve inflamatore në trup.
Të përzierat dhe urthi nuk ndodhin gjithmonë për shkak të ekzaminimit të dobët dhe stresit, por edhe për shkak të disa inflamacioneve.
Gjithashtu, të përzierat, urthi dhe dhimbjet e barkut nuk duhet të ndodhin për shkak të dietës së keqe, stresit, mjekimit, por mund të tregojnë një proces inflamator. Bëhet fjalë për gastrit – inflamacion i mukozës së stomakut, i cili nëse nuk trajtohet, mund të bëhet shumë i dhimbshëm.
Dhimbja muskulore
Është normale të ndjeni dhimbje në muskuj dhe ndoshta në nyje pas stërvitjes ose ndonjë aktiviteti të rëndë fizik. Por, nëse zgjat për një kohë të gjatë ose ndodh pa ndonjë arsye të veçantë, mund të jetë edhe shenjë e një inflamacioni më të madh.
Dhimbja e muskujve tregon inflamacion të nervave.
Dhimbja në muskuj, ligamente dhe tendina mund të tregojë inflamacion nervor ose sëmundje reumatike, gjithashtu dhimbjet e shpeshta të kyçeve mund të jenë një tregues i artritit.
Lodhja
Qelizat inflamatore janë të sëmura dhe nuk mund të prodhojnë energjinë e nevojshme për të funksionuar normalisht. Si rezultat, ka një ndjenjë lodhjeje dhe rraskapitjeje që në mëngjes herët, edhe nëse flini mjaftueshëm.
Akne dhe njolla në lëkurë
Shumë mjekë që merren me metoda natyrale të trajtimit thonë se njollat e kuqe, puçrrat dhe aknet në lëkurë janë vetëm një shenjë e jashtme e inflamacionit të brendshëm. Hulumtimet kanë konfirmuar gjithashtu një lidhje të fortë midis ndryshimeve të lëkurës dhe kushteve inflamatore që shfaqen brenda trupit.
Irritimi i syve
Ato mund të shkaktohen nga alergjitë, pluhuri, era, përdorimi shumë i gjatë i kompjuterëve apo lëndime të ndryshme. Simptomat si rrjedhja, skuqja dhe ndjesi shpimi gjilpërash në sy, duhet të jenë afatshkurtra dhe gjendja e syrit nuk duhet të përkeqësohet. Por nëse skuqja bëhet më e theksuar dhe shoqërohet me ënjtje dhe dhimbje, mund të jetë tregues i inflamacionit. /Telegrafi/