Site icon Telegrafi

Ministria e Financave ua ka mbyllur qasjen në sistem të pagesave zyrtarëve financiarë të komunave të Vitisë dhe Deçanit

Që nga mesi i mujit korrik 2024, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT, ka bërë mbylljen e qasjes në sistem të pagesave të zyrtarëve financiarë të komunave të Vitisë dhe Deçanit.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, kjo ka ndodhur për shkak të obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive për arsim dhe shëndetësi, dhe që për këto komuna është një shqetësim i madh dhe një shumë e pa përballueshme për buxhetet komunale.

Sipas AKK-së, vlerësohet që kjo shumë është milionëshe.

“Kjo mund t’i ndodhë edhe komunave të tjera në të ardhmen. Komunat kërkojnë që Qeveria të bëjë zgjidhjen e pagesave për kontratë kolektive sepse Ministritë janë nënshkruese të kontratave kolektive e jo komunat”, thuhet në reagim.

Bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës shprehim shqetësim të thellë dhe kërkojmë gjetjen e zgjidhjes sa më parë nga Ministria e MFPT për këtë çështje, sepse edhe po të bëhet anulimi i të gjitha projekteve të pa tenderuara, komunat nuk munden t’ii mbulojnë as gjysmën e këtyre mjeteve.

“Poashtu, kërkojmë nga ministria përkatëse që sa më parë, të i lejoj komunat të kenë qasje në sistemin e pagesave të zyrtarëve financiarë, sepse një gjë e tillë është e pa drejtë dhe ka bllokuar në tërësi punën dhe projektet që janë duke u zhvilluar e poashtu edhe pagesat që duhet të bëhen në afat të caktuar”, thuhet në fund.

Exit mobile version