Site icon Telegrafi

AKK gjen shumë parregullsi për tenderin “Shërbimet e Transportit Ajror” (Dokument)

Agjencia Kundër Korrupsion e Republikës së Kosovës, sot ka dhënë opinionin e saj lidhur me tenderin “Shërbimet e Transportit Ajror ri-vlerësim”.

Në opinionin e saj AKK-ja kërkon nga autoriteti kontraktues, në këtë rast Agjencia Qendrore e Prokurimit që nëpërmes Drejtoratit për Prokurime të Centralizuara ka iniciuar procedurën e prokurimit “Shërbimet e Transportit Ajror ri-vlerësim”, që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në tenderin e lartë përmendur, transmeton Koha.net.

AKK ka gjetur disa parregullsi dhe ndeshje me disa nene të Ligjit për Prokurimin Publik Nr.04/L-042 dhe cilësojnë se operatori ekonomik që është shpërblyer me kontratë është i papërgjegjshëm dhe ka ofruar tender të pazbatueshëm, pasi ka ofertuar me çmim të primit, jo-normalisht të ulët.

opinion_dpkpp-AQP_332463 (1).pdf

Exit mobile version