Telegrafi

Akanji ka refuzuar dy klube deri më tani, është në pritje të Manchester Unitedit

Manuel Akanji ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmundi, por ai do ta bëjë këtë gjë vetëm për skuadrën që do.

Qendërmbrojtësi zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Mediumi zviceran 4-4-2 ka raportuar se Akanji deri më tani ka refuzuar dy oferta të rëndësishme, një nga kampionati italian dhe një tjetër nga ai anglez.

Juventus dhe Arsenal janë dy skuadrat që i kanë bërë oferta qendërmbrojtësit zviceran, por ky i fundit i ka refuzuar ato.

Gjithnjë sipas mediumit zviceran Akanji është duke pritur një ofertë zyrtare nga Manchester United, pasi dëshira e tij është të transferohet në Old Traford.

Lexo po ashtu Akanji pranon transferimin te United, Djajtë e Kuq i kanë ofruar pagë dy herë më të lartë se sa fiton në Dortmund

27-vjeçari ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në verën e vitit 2023, derisa klubi gjerman po kërkon rreth 15 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/