Manuel Akanji ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmundi, por ai do ta bëjë këtë gjë vetëm për skuadrën që do.
Qendërmbrojtësi zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Mediumi zviceran 4-4-2 ka raportuar se Akanji deri më tani ka refuzuar dy oferta të rëndësishme, një nga kampionati italian dhe një tjetër nga ai anglez.
Juventus dhe Arsenal janë dy skuadrat që i kanë bërë oferta qendërmbrojtësit zviceran, por ky i fundit i ka refuzuar ato.
Gjithnjë sipas mediumit zviceran Akanji është duke pritur një ofertë zyrtare nga Manchester United, pasi dëshira e tij është të transferohet në Old Traford.
27-vjeçari ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në verën e vitit 2023, derisa klubi gjerman po kërkon rreth 15 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/