Kënga e re e Noizyt vetëm një ditë pas publikimit premton se do të jetë një hit.
Ditën e shtunë, reperi nga Shqipëria e publikoi videon muzikore të këngës me titull “AK47”.
Ndërsa të dielën, klipi i postuar në YouTube ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në faqen e shpërndarjes së videove.
Pas publikimit të këngës, Noizy i kishte pyetur fansat e tij se cilën këngë e pëlqejnë më shumë, të renë apo “100 kile”.
Kënga paraprake, tri javë pas publikimit numëron mbi tetë milionë shikime në YouTube, ndërsa padyshim se “AK47” do ta arrijë suksesin e saj. /Telegrafi/