Telegrafi

Ajo që tifozët e Arsenalit bënë për Xhakën ndaj Chelseat, aq sa është qesharake është njëkohësisht edhe madhështore (Foto)

Arsenali fitoi në ‘Derbin e Londrës’ ndaj Chelseat me rezultat 3-0.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti Shkodran Mustafi, kurse Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 32-të pas lëndimit të Francis Coquelin.

Lexo po ashtu Arsenal 3-0 Chelsea, notat e lojtarëve, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi (Foto)

Edhe këtë herë dyshja shqiptare ishin në mesin e më të mirëve në fushë.

Por, ajo që çuditi të gjithë është atmosfera e krijuar nga tifozët e Arsenalit në Emirates. Në momentin kur Xhaka kishte topin në këmbë dhe ishte në gjysmëfushën e Chelseat të gjithë Topçinjtë njëzëri bërtisnin “SHOOT (godit)”.

Pas takimit kjo gjë është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale pasi një gjë e tillë nuk ishte parë, posaçërisht nga tifozët e klubit londinez.

Lexo po ashtu Vjen goli i parë Xhakës me Arsenalin, goli i sezonit në Ligën Premier? (Video)

Vlen të theksohet se të dy golat e Xhakës me Arsenalin kanë ardhur nga largësia dhe kjo ishte arsyeja pse tifozët i kërkonin shqiptarit të gjuajë drejt portës së Bluve. /Telegrafi/