Ajaxi ka publikuar listën prej 28 futbollistëve të ftuar në fazën përgatitore para-sezonale që do ta zhvillojë në Austri, ndërsa Matthijs De Ligt është lënë në shtëpi.
Klubi i madh holandez ka udhëtuar sot (e shtunë) gjatë ditës në Bramberg të Austrisë, ku do ta kryej fazën e parë para-sezonale.
Në faqen zyrtare të klubit, Ajaxi ka konfirmuar se me vete në Austri janë ftuar plot 28 futbollistë.
Kapiteni i tyre, De Ligt është lënë në shtëpi pasi thuhet se është afër finalizimit të një transferimi.
Skuadra e re e 19-vjeçarit holandez thuhet të jetë Juventusi, të cilët u raportuan se kanë arritur marrëveshje në parim me klubin holandez.
Transferimi i De Ligt mendohet se do t’i kushtojë 70 milionë euro Juventusit, ndërsa paga e tij do të jetë mbi 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/
✔️ Sergiño Dest
✔️ Jurriën Timber
✔️ Victor Jensen
✖️ Matthijs de LigtSquad news for Austria ⤵️#PreSeason 🇦🇹
— AFC Ajax (@AFCAjax) July 13, 2019