David Neres ka shkëlqyer edicionin e kaluar me fanellën e Ajaxit.
Sulmuesi brazilian ishte ndër më meritorët për suksesin e Ajaxit në kampionat, kupë dhe në garat evropiane.
Në 50 paraqitje në të gjitha garat, Neres shënoi 12 gola dhe bëri 15 asistime.
E falë paraqitjeve të mira, braziliani është bërë objektiv i skuadrave të mëdha si Bayern Munich, Atletico Madrid e Paris Saint Germain.
Por Ajaxi nuk dëshiron ta lë të lirë të largohet sulmuesin e saj duke synuar të nënshkruajë kontratë të re.
Kampioni në fuqi i Holandës i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare me pagë të përmirësuar.
Ajax synon t’i vendos edhe një klauzolë largimi prej 85 milionë euro yllit të tyre. /Telegrafi/