Juventusi njoftohet se është 20 milionë euro larg nga çmimi i kërkuar rekord nga Ajaxi prej 87 milionë eurosh për mbrojtësin Matthijs de Ligt.
Ishte folur shumë se Juventusi ishte i gatshëm të mbyllte transferimin e De Ligt për 67 milionë euro plus 13 milion euro bonuse.
Por, mediumi Sky Sport Italia konfirmon se oferta e tyre fillestare ishte 55 milionë euro me 10 milionë tjera bonuse.
Tani, gazeta Tuttosport është duke pretenduar se Ajax kanë rritur kërkesat e tyre dhe tani duan 87 milionë euro duke përdorur Virgil van Dijk si një referencë.
Van Dijk është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë me 84.5 milionë euro, i paguar nga Liverpool në janar 2018, dhe pretendohet se kampionët e Eredivisie besojnë se 19-vjeçari vlen më shumë se kaq.
Goal.com ende pret që holandezi të bëhet Bianconer këtë verë, por vetëm me kushtet që po i kërkon klubi i tij i tanishëm.
Ndërkohë, De Ligt duhet të bashkohet me Ajaxin të hënë për trajnim para-sezonal. /Telegrafi/