Telegrafi

Ajaxi kërkon 65 milionë euro për Van de Beekin, Reali ofron më pak se sa kërkojnë holandezët

Donny Van de Beek ka pasur një nga paraqitjet më të mira të karrierës gjatë sezonit të kaluar që lamë pas vetes.

Holandezi, së bashku me Ajaxin, ka befasuar të gjithë me lojën e zhvilluar në kampionatin shtetëror, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që për kampioni i Eredevise të kërkojë hiq më pak as më shumë se 65 milionë euro, larg atyre 50 milionëve që po ofron Real Madridi.

Mesfushori u bë vendimtar në eliminimin e Real Madridit dhe Juventusit, gjë që bëri të tërheq vëmendjen e gjigantëve evropian.

Spanjollët kanë ofruar edhe shkëmbim të lojtarit me Dani Ceballosin plus një shumë të parave do t’i takonin holandezëve.

Ndryshe, 22-vjeçari në sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola dhe bërë 13 asistime për bashkëlojtarët në të gjitha garat. /Telegrafi/