Moise Kean është njëri nga sulmuesit më të talentuar në Serie A.
Sulmuesi i talentuar italian nuk u lejua të largohet në afatin kalimtar të verës dhe në janar nga drejtuesit e klubit bardh e zi.
Por tani lojtarit i është sosur durimi dhe ka kërkuar me çdo kusht largimin nga Zonja e Vjetër në verë.
Gjiganti holandez, Ajax Amsterdam pritet të jetë skuadra e re për Moise Kean.
Çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve janë të gatshëm të shpenzojnë 25 milionë euro për transferimin e Kean në Amsterdam.
19-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm katër ndeshje me ekipin e parë ku ka shënuar një gol në Kupën e Italisë.
Borussia Dortmund, Olympique Marseille dhe Milan kishin shprehur interesim për transferimin e Keane, por ofertat e tyre ishin refuzuar nga Juventus.
Reprezentuesi i Italisë ka një kontratë me Zonjën e Vjetër vetëm deri në verën e vitit 2020 dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Mos pranimi i kontratës së re e bënë fakt të kryer largimin e tij në verë nga Torino, pasi Juventus nuk do të lejoj ta humbas pa fituar asgjë yllin e tyre të ri. /Telegrafi/