Ajax do të luajë një ndeshje kualifikuese në Ligën e Kampionëve kundër PAOK-ut të martën dhe Donny van de Beek do të luajë për skuadrën holandeze pavarësisht se Real Madrid po negocion për nënshkrimin e tij.
Ka qenë vet trajneri Erik ten Hag, i cili e ka pranuar që nuk ka asnjë kufizim për zgjedhjet e tij dhe Van de Beek do të luajë.
“Nuk kam diskutuar. Ai është këtu me ne dhe do të luajë”, ka thënë trajneri
Pas largimeve të Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong, Van de Beek është një lider për Ajaxin, dhe klubi do të mbështetet tek ai për të kaluar në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Të gjithë e dinë që diskutimet janë duke vazhduar, ku edhe vetë Van de Beek pranoi publikisht që klubet janë bisedime.
Por, një dëmtim, apo ndonjë gjë tjetër duke luajtur me Ajaxin mund t’ia komplikojë lëvizjen e madhe në karrierë.
Paul Pogba mbetet ende i pëlqyeri i Zinedine Zidanes, por trajneri është i lumtur që ta ketë një lotjarë si Van de Beek si pjesë e planeve të tij.
Ai ende mund të luajë në Evropë për Madridin edhe nëse aktivizohet me Ajaxin në fazën e eliminimeve.
Dhe nëse luan të martën, ai nuk do të ketë asnjë problem të luajë për Los Blancos në raundet e ardhshme.
Si rezultat, Madridit ka vetëm frika nga ndonjë dëmtimi i mundshëm. /Telegrafi/