Telegrafi

Ajax e konfirmon se Hakim Ziyech do të largohet

Ajax e ka konfirmuar se Hakim Ziyech do të largohet nga klubi për një sfidë të re në këtë verë.

Ylli i Marokut sapo e ka përfunduar një sezon të mrekullueshëm për Ajaxin, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë 24 asistime.

Ajaxi nën drejtimin e Erik ten Hag, ka fituar dy trofetë në Holandë dhe ishin pjesë e gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.

Zakaria Labyad, Hakim Ziyech e Noussair Mazraoui . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Paraqitjet e tij kanë mahnitur, duke nxitur interesimin e Arsenalit, Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Bayern Munechnit – me këtë të fundit që besohet se ka marrëveshje me përfaqësuesit e 26-vjeçarit.

Drejtori i Ajax, Marc Overmars e ka konfirmuar se Ziyech do të lejohet të largohet nga klubi këtë verë.

“Ai largohet kur vjen oferta nga një klub i madh”.

“Ai është në qendër të vëmendjes për shkak të arritjeve të tij në Ligën e Kampionëve. Ne i premtuam Hakimit [se do të] biem dakord për një transferim të mirë”, ka thënë Overmas.

Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë funteve.

Hakim Ziyech . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Më të është nënshkruar për vetëm 11 milionë euro në vitin 2016 dhe që atëherë Ziyech ka kontribuar në mbi 100 gola te Ajaxi. /Telegrafi/