Ajax ka mposhtur Schalken me rezultat 2-0, ndërsa Celta Vigo ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Genkut në ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.
Skuadra e madhe holandeze ka arritur të shënoj fitore të madhe në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës ndaj Schalkes, falë kapitenit të skuadrës Davy Klassen.
Mesfushori holandez ka shënuar dy golat për Ajaxin, ku goli i epërsisë erdhi në pjesën e parë në minutën e 23 nga penaltia, ndërsa në minutën e 52 shënoi për 2-0 pas asistimit të Justin Kluivert dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Ndeshje interesante ishte ajo në mes të Celta Vigos dhe Genkut, ku fitore shënuan vendasit spanjoll me rezultat 3-2.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Jean-Paul Boetius, i cili shënoi në minutën e 10 për 1-0, por vendasit arritën të kthehen në lojë me dy gola të shpejt, fillimisht në minutën e 15 me Pione Sisto për 1-1 dhe pastaj me Iago Aspas për 2-1, para se John Guidetti të shënoj për 31 në minutën e 38.
Në pjesën e dytë, Genk arriti të kthehet në lojë dhe të ngushtoj epërsinë me anë të Thomas Buffel në minutën e 67, por nuk arritën të shënojnë më shumë dhe ndeshje përfundoi me rezultatin dhe fitoren 3-2 të vendasve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sikm4wFK7_I