Telegrafi

Ajax, Benfica, Dinamo Kiev e Dinamo Zagreb – klubet që kanë prodhuar më së shumit lojtarë në vitet e fundit

CIES, një organizatë që merret me kërkime dhe statistika të futbollit, ka publikuar një listë të renditjes së klubeve sipas numrit të lojtarëve që kanë rritur dhe që aktualisht luajnë në klubet në 31 ligat më të mira në Evropë.

Si zakonisht, Ajax është në vendin e parë me 85 lojtarë, që luajnë në kampionatet më të forta.

Benfica është e dyta me 73 lojtarë, ndërsa Dinamo Kiev është e treta me 72 lojtarë.

Dinamo e Zagrebit është e para nën podium, apo në vendin e tretë me 69 lojtarë.

Kampioni i Kroacisë është përpara emrave si: Shakhtar, Partizani, Real Madrid, Crvena Zvezda, Barcelona dhe Sporting.

Klubet janë renditur sipas numrit të lojtarëve që kalojnë të paktën tre vjet midis ditëlindjeve të 15-të dhe 21-të. /Telegrafi/