Telegrafi

Aitana Bonmati zbulon shakanë që ia bëri Messit në ceremoninë e Topit të Artë

Aitana Bonmati ka zbuluar se çfarë kanë biseduar gjatë ceremonisë së Topit të Artë, ku të dy u larguan nga Parisi si triumfues.

Lojtarja e Barcelonës ka zbuluar se ajo e kishte uruar argjentinasin në një formë shakaje, dhe ylli i Inter Miamit kishte qeshur me ato fjalë.

“Fitimi i (Topit të Artë) së bashku me Messin ishte diçka unike për mua”, ka thënë Aitana Bonmati për Diario Sport.

Lexo po ashtu Skandali që bëri France Football me Novak Djokovicin në ndarjen e Topit të Artë për gra

“I thashë: ‘Urime për Topin tuaj të parë të Artë dhe ai qeshi”.

“Ne jemi shumë të afërt, pasi njihemi më herët. Ne po flisnim edhe me njëri-tjetrin para ceremonisë”, shtoi ajo.

25-vjeçarja e njeh Messin që kur të dy luajtën te Barcelona disa vite më parë. Gjatë viteve të fundit, Bonmati është bërë një yll i vërtetë për sa i përket lojës – ajo ndoshta ka mësuar një ose dy gjëra nga argjentinasi. /Telegrafi/