Telegrafi

Aitana Bonmati fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave

Aitana Bonmati është shpallur fituese e Topit të Artë në konkurrencën e femrave pas një viti të jashtëzakonshëm që pati me fanellën e Barcelonës dhe kombëtaren e Spanjës.

Mesfushorja e Barcelonës arriti të ndihmojë klubin e saj të fitojë tripletën; ligën, Super Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Golat dhe asistimet e Aitanës luajtën një rol të madh në suksesin sezonin e kaluar.

Ajo shënoi 14 gola teksa dhuroi edhe 17 asistime në 36 ndeshje edicionin që lamë pas. Kjo do të thotë se ajo mori pjesë direkt në 31 gola në vetëm 36 ndeshje.

Përvec sukseseve me Barcelonën, ajo arriti të fitojë edhe trofeun më prestigjioz për Spanjën – Kupën e Botës për Femra.

Lexo po ashtu Sot ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?

Bonmati ishte gjithashtu një pjesë integrale e ekipit të Spanjës e cila mundi Anglinë me rezultat 1-0 për të fituar Kupën e Botës për Femra 2023. Ajo u paraqit në 7 ndeshje në të cilat shënoi 2 gola dhe bëri 3 asistime./Telegrafi/