Aida Doçi është bërë sërish shënjestër e lajmeve të rrejshme në internet.
Në disa portale këto ditë është raportuar se këngëtarja ka ndërruar jetë.
Madje, sipas këtij lajmi të rrejshëm, atë e ka vrarë xhaxhai i saj.
Lajmet e tilla kanë nxitur reagimin e këngëtares për të sqaruar se ajo është shëndosh e mirë.
“Qe nja dy-tri herë po më vrasin kështu këto gazeta”, shkruan në mbishkrimin e një fotografie të këngëtares në InstaStory.
“Më keq, edhe kur të vdes në të vërtetë, kam frikë se nuk do të besojnë më”, ka shkruar më tej Aida mbi lajmin e postuar për vdekjen e saj.
Në ndërkohë, këngëtarja vazhdon të sjellë këngë të pëlqyeshme për fansat e saj të shumtë.
Baladat janë projektet më të preferuara të saj, ndërsa një prej këngëve të fundit është “Hajde goditëm” që e realizoi për festat e fundvitit. /Telegrafi/