Telegrafi

“Ai do të luajë në Serie A pasi ta mbyll me Arsenalin” – agjenti i Jorginhos flet për të ardhmen e mesfushorit

Agjenti i Jorginhos ka thënë edhe një herë se mesfushori që ai menaxhon do të kalojë në Serie A në fund të kontratës së tij këtë verë.

Arsenali pritet ta humbasë italianin falas ku fitet për një ribashkim të mundshëm me Maurizio Sarri te Lazio, por edhe Juventusi dhe Napoli shihen si opsione.

“Ai do t’i përshtatej më shumë Lazios, me praninë e trajnerit Sarri që tashmë i njeh shumë mirë karakteristikat e tij, por edhe Juventusin që ka një drejtor të madh sportiv si Cristiano Giuntoli, me të cilin ai kaloi shumë vite te Napoli”.

“Nuk do të përjashtoja një rikthim në Napoli me trajnerin e ri Calzona, i cili më parë punonte me Sarrin”, ka thënë për Football Italia  agjenti Joao Santos,

Duket se ka disa mundësi për Jorginhon në Itali, ndërsa në anën tjetër nuk ka pasur asnjë indikacion se ai do të zgjasë qëndrimin e tij në Emirates./Telegrafi/