Site icon Telegrafi

“Ai mendonte se unë nuk e doja” – Klopp shpjegon arsyen pse Henderson u largua në drejtim të Arabisë Suadite

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Jordan Henderson u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar Al-Ettifaq sepse ai nuk i duhej klubit të Ligës Premier.

Henderson tha këtë muaj se ai pranoi një ofertë luksoze nga Arabia Saudite sepse ai dëshironte të ndihej i vlerësuar, dhe nuk ishte qëllimi i tij vetëm të ndiqte paratë.

Kur u pyet rreth komenteve të mesfushorit, Klopp konfirmoi të premten se frika e Hendersonit për të mos qenë një startues i rregullt, ishte një arsye e madhe për largimin e tij.

“Hendo tha të vërtetën. Ashtu ishte. Ne mbajtëm bisedime dhe unë i thashë atij se dëshiroja që ai të qëndronte, por ndoshta jo të luante rregullisht. Unë nuk mund t’i them një lojtari që ti do të luash 50 ndeshje sepse unë nuk e di këtë gjë. Në marrëdhënien tonë, unë mendoja se ishte e rëndësishme që ne të flasim për atë se ‘çka ndodh nëse’”.

“Hendo, unë e dua atë por ai nuk ishte shumë mirë kur nuk luante, Milner dhe Leiva ishin të njëjtë. Kështu që le të flasim rreth kësaj tani”.

“Në veshët dhe në mendjen e Henderson, ai mendonte se unë nuk e dëshiroja këtu. Nëse do thosha se Hendo do të ishte lojtari kryesor për mua ai do të qëndronte, por nuk mund ta thosha këtë. Ja pse është mirë që ai u largua. Ai është kapiteni i ekipit më të mirë të Liverpoolit në histori të Ligës Premier”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes me Wolves.

Lexo po ashtu Henderson thotë se në Arabi nuk ka kaluar për para dhe nuk fiton aq sa raportohet

Henderson u përball me kritika të shumta pasi iu bashkua Al-Ettifaq, e sidomos pas mbështetjes që iu dha komunitetit LGBTQ+.

Teksa mesfushori pranoi se paraja ishte një faktor i rëndësishëm në vendimin e tij, ai insiston se lëvizja e tij në Arabinë Saudite mund të ketë një ndikim pozitiv./Telegrafi/

 

Exit mobile version