Telegrafi

Ai kushtoi 76 milionë euro – luajti për të mëdhenjtë e Evropës dhe tani në moshën 26-vjeçare askush nuk e do

(Foto: Instagram/arthurhmelo)

Liverpooli çuditërisht solli Arthur Melo nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Mesfushori brazilian mbërriti në Liverpool në formë huazimi me opsion blerjeje, por deri më tani ka luajtur 256 minuta në katër paraqitje.

Është e sigurt që në fund të sezonit ai do të kthehet te Juventusi, të cilët ende nuk e dinë se çfarë të bëjë me të.

As Liverpool dhe as Juventus nuk e duan Arthurin dhe për shkak të pagës së tij prej rreth 4.5 milionë euro në sezon, është e vështirë të gjesh një blerës të ri.

Arturi prej dy vitesh po lufton me dëmtimet dhe gjendjen fizike dhe për pasojë nuk ka mundur të imponohet në Itali dhe Angli.

Arthur u pagua 76 milionë euro nga Juventusi në shtator 2020, kur Miralem Pjanić shkoi në drejtim të kundërt për afërsisht të njëjtën shumë.

Në karrierën e tij, Arthur luajti për klube si Gremio, Barcelona dhe Juventus dhe shënoi një gol në 22 ndeshje për kombëtaren braziliane.

Kontrata e tij me Juventusin skadon më 30 qershor 2025. /Telegrafi/