Ish-mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure ka vendosur të zgjedh ish-bashkëlojtarin e tij, Andres Iniesta, si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.
Iniesta ka njoftuar së fundmi tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 40-vjeçare dhe tashmë kanë filluar shumë komente nga njerëzit e sportit.
I fundit për fantazistin spanjoll ka ardhur nga Yaya Toure, i cili e ka zgjedhur si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur, duke shpërfillur Lionel Messin.
“Messi ishte i mirë, Iniesta ishte i mirë, Xavi ishte i mrekullueshëm. Por Iniesta kishte diçka ndryshe sepse ai është një mesfushor. Të luash me të… ëoë, është diçka tjetër”, ka thënë Toure për Goal kur u pyet për lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë me të.
“Mësova më shumë për aftësitë teknike dhe për të parë gjërat, duke kontrolluar edhe shpinën time, sepse unë, më parë, shihja vetëm drejtë: merre topin, kthehu, shtyje, boom. Kur shkova në Angli e kisha më të lehtë”, përfundoi ish-mesfushori.
Yaya Toure bëri 81 paraqitje së bashku me Iniesta te Barcelona. Dy mesfushorët fituan shtatë trofe së bashku, duke përfshirë titullin e Ligës së Kampionëve 2008/09.
Ashtu si Yaya Tore, edhe mesfushori legjendar spanjoll pritet të bëhet trajner. /Telegrafi/