Telegrafi

“Ai gjithmonë kishte frikë në ndeshje të mëdha” – Melo dhe Balotelli i kundërpërgjigjen Chiellinit

Felipe Melo dhe Mario Balotelli i janë kundërpërgjigjur menjëherë Giorgio Chhiellinit.

Mbrojtësi i Juventusi ka bërë të ditur se dy lojtarët janë të pasjellshëm në fushë dhe u mungon disiplina, derisa nuk bëjnë asgjë për skuadrat e tyre.

“Balotelli është një person negativ, që nuk ka respekt për skuadrën e tij dhe e meriton të goditet me shuplakë”, ka thënë Chiellini për ish-bashkëlojtarin e tij te Italia.

Lexo po ashtu "Balotelli nuk kishte respekt, e meritonte të goditej me shuplakë" - Chiellini zbulon detaje befasuese rreth Super Marios

“Felipe Melo është më i keqi nga të këqijtë”, ka thënë më tej ai.

Tani, Melo në një intervistë për Gazzetta dello Sport ka thënë se Chiellini në çdo ndeshje të madhe kishte frikë.

“Ai gjithmonë kishte frikë në ndeshjet e mëdha. Nuk e di se për çka e ka fjalën, pasi kur isha në Torino, të gjithë i kam respektuar. Sidoqoftë, unë nuk kam respekt për të dhe nuk do të kem asnjëherë”, ka thënë braziliani.

Në anën tjetër, Balotelli ka thënë se ai e kishte guximin ta thoshte të vërtetën dhe jo si Chiellini që fshihej pas çdo humbje të pësuar të Italisë.

“Së paku unë kam guximin dhe t’i them gjërat përballë”, ka shkruar Balo në Instagramin e tij.

“Ju kishit shumë mundësi që nga viti 2013 që të silleni si një burrë i vërtetë, por ju nuk e bëtë, kush e di se çfarë do të thoni ju një ditë për bashkëlojtarët aktual”.

“Kapiten i çuditshëm. Nëse kjo nënkupton të jeni kampion, preferoj të mos jem – dhe asnjëherë nuk do të nënvlerësojë fanellën blu”, ka shtuar më tej sulmuesi.

Chiellini duket se nuk i ka raportet e mira me të dy lojtarët, duke filluar kështu një konfrontim verbal në distancë. /Telegrafi/