Site icon Telegrafi

Ai është 16 vjeç, luan në Gjeorgji, vlen 300 mijë euro dhe kërkohet nga Reali dhe Barcelona

Real Madridi dhe Barcelona së shpejti mund të gjenden në një betejë për të njëjtin lojtar, raporton spanjolli AS dhe zbulon se bëhet fjalë për një adoleshent gjeorgjian.

Saba Kharebashvili është një mbrojtës i majtë 16-vjeçar i Dinamos nga Tbilisi, i cili sezonin e kaluar ka luajtur tashmë ndeshje me kohë të plotë në kampionatin gjeorgjian.

Fakti që ai u bë lojtar profesional herët në futboll dhe tashmë ka luajtur për klubin e tij në moshën 15-vjeçare, e veçon edhe gjatësia e tij prej 184 centimetra.

Ai po ashtu është teknikisht i fortë dhe taktikisht më i përparuar se bashkëmoshatarët e tij, e bëjnë Kharebashvilin një talent të madh, por edhe një lojtar që është interesant për klubet më të forta evropiane.

Edhe pse në radhë të parë ishte mbrojtës i majtë, sezonin e kaluar lojtari i ri ka zënë pozicionin e mesfushorit mbrojtës dhe ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Në dy ndeshje, ai ishte në krahun e majtë, duke luajtur për përzgjedhjen U-19 të klubit.

Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 300,000 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version