Telegrafi

“Ai donte vetëm Benteken, ne e detyruam ta blinte edhe Firminon” – ish analisti i Liverpoolit tregon prapaskenat me Brenda Rodgers

Ian Graham punoi si analist i të dhënave në ekipin e rekrutimit të Liverpoolit përpara se të largohej nga roli në vitin 2023, ndërsa gjatë asaj kohe, klubi ofroi disa nga emrat më të njohur ndër vite.

Duke folur për The Athletic, uellsiani tha se ai ‘i lutej’ klubit të mos nënshkruante me Christian Benteke në 2015. Ai mendonte se sulmuesi nuk do t’i përshtatej stilit të lojës së The Reds.

Megjithatë, Liverpooli vazhdoi me planin për të nënshkruar me belgun, duke paguar te Aston Villa plot 46 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Por trajneri Brendan Rodgers kishte një ‘fiksim’ për sulmuesin, tregon Graham.

Benteke kaloi vetëm një sezon me Liverpoolin, duke nënshkruar për Crystal Palace për një tarifë prej 35 milionë euro në verën e vitit 2016. Ai shënoi dhjetë gola në 42 paraqitje për Reds gjatë një viti të tij në klub.

Për të marrë Benteke, Rodgers duhej të binte dakord për një ‘kompromis’ – klubi do të nënshkruante edhe me Roberto Firmino, i cili do të bëhej një legjendë e klubit nën drejtimin e Jurgen Klopp. /Telegrafi/