Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot është pyetur në lidhje me vendosjen e Artan Grubit në “listën e zezë” amerikane, ndërsa tha se nuk e konteston vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ahmeti theksoi se “Grubi e ka të drejtën e ankimimit dhe se ai do të largohet vet nga funksionet partiake”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk e kontestojmë vendimin e Departamentit të Shtetit. Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do të bëjë procesin në drejtim të fakteve sepse kjo e drejtë i njihet në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe ai sigurisht që nuk do të as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”.
“Unë mendoj që Grubi është i përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, sigurisht që do të tërhiqet vet”, tha Ahmeti.
Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, pasi kanë qenë të përfshirë në korrupsion në një lëndë që lidhet me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili para dy viteve, po ashtu u vendos në “listën e zezë”./Telegrafi/