Site icon Telegrafi

Ahmeti për djegien e dokumenteve në AKP: Të gjitha dokumentacionet janë të skanuara dhe të mbrojtura

Të gjitha dokumentacionet janë të skanuara elektronikisht dhe janë të ruajtura në server që janë të mbrojtura.

Kështu ka thënë ish-zëvendësdrejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit.

“Një çështje që është dashur të bëhet e qartë, se të gjitha dokumentacionet janë të skanuara elektronikisht dhe janë të ruajtura në server që janë të mbrojtura. Kështu që shqetësimet që kanë humbur dokumentet janë më shumë mos-njohje e procesit dhe nuk e di se pse nuk e kanë sqaruar”, tha Shala, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, nga viti 1999 deri 2020 nuk ka pasur proces të privatizimit, por proces të komercializimit.

“Nga viti 1999 deri 2020 nuk ka pasur proces të privatizimit, por proces të komercializimit, i cili nuk ka arritur ndonjë objektiv për zhvillimin ekonomik. Proceset e privatizimit janë të kritikuara, fatkeqësisht asnjëra nuk e arrin nivelin që është dizajnuar. Në rrethanat që ka ekzistuara Kosova në atë kohë, modeli i përgjithshëm, nuk i është përshtatur rrethanave shoqërore dhe juridike”, ka shtuar ai.

Në fund, Shala ka thënë se, procesi i privatizimit ka qenë transparent por, nuk ka arritur objektivat e zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/

Exit mobile version