Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore tha se është mundësi e vogël që sot të ketë marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘I kemi rishikuar opsionet të mbetemi në opozitë’, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, ende nuk është arritur marrëveshje nëse do t’i jep nënshkrimet kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për atë që të merr mandatin nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. /Telegrafi/