Sipas burimeve të “Libertas”, liderët e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, janë në përfundim të bisedimeve për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti ka vendosur për këtë hap për shkak të rënie së rejtingut të partisë së tij në mesin e shqiptarëve, i cili sipas burimeve brenda BDI-së është nervozuar shumë me Zoran Zaevin për shkak se “po përzihet” në elektoratin shqiptarë.
Tani kur fitorja e BDI-së në zgjedhje nuk është e sigurtë, Ali Ahmeti duket se po kërkon shpëtim tek Nikolla Gruevski./Telegrafi/