Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.
Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.
E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Ndryshe para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.
Momentin kur Tahiri shanë deputetët e LVV-së mund ta dëgjoni në videon më poshtë. /Telegrafi/