Site icon Telegrafi

“Aguerooooo” – bota e futbollit reagon për pensionimin e sulmuesit argjentinas

“Agueroooooooo”, është komentimi i famshëm i Martin Tyler i bërë në vitin 2012, e që mund të thuhet se është futur në histori të futbollit, por padyshim edhe në atë të Manchester Cityt – duke ditur se në atë kohë Citizens ishin shpallur kampion pikërisht nga goli i argjentinasit.

Sot (e mërkure), Kun i dha fund karrierës së tij të pasur në futboll, por jo me dëshirë, pasi problemet me zemër i quan sinjale se ai nuk mund të vazhdojë më të luajë.

Përmes një konference për media, Aguero njoftoi se ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur dhe do të vë fokusin parësor te shëndeti.

Mes lotëve, argjentinasi tha se ky është një vendim tejet i vështirë për të dhe se nuk do dëshironte ta mbyllte karrierën në këtë mënyrë.

Në lidhje me pensionimin e tij, bota e futbollit për një çast, njëzëri vendosën t’i urinon më të mira Sergios për pensionimin nga sporti më i shikuar.

“Ishte një nder të konkurroje kundër një lojtari si ju, @aguerosergiokun, një nga lojtarët më të mirë në botë. Urime për ju dhe familjen tuaj”, shkruhet në postimin  e Real Madridit.

“Faleminderit për kujtimet, Sergio. T’i dëshirojmë më të mirat”, është postimi i Atletico Madridit për ish-lojtarin e tyre.

“Faleminderit për gjithçka, kampion! Buzëqeshja juaj do të mbetet në kujtesën tonë kur të ngrini CONMEBOL # CopaAmérica që keni dëshiruar aq shumë. Do të na mungosh në fushën e lojës, Kun!”, është postimi i Copa America. /Telegrafi/

Exit mobile version