Legjenda argjentinase, Sergio Aguero nuk hezitoi të zgjedhë mesfushorin Rodri si fitues të Topit të Artë të këtij viti.
Të mërkurën mbrëma, France Football publikoi 30 emrat e futbollistëve të nominuar për Topin e Artë 2024, ceremonia e të cilit do të mbahet me 28 tetor në Paris.
Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingam, Dani Carvajal dhe Kylian Mbappe shihen si emrat më favorit për të fituar çmimin më të madh individual.
Megjithatë, ish-ylli i Atletico Madridit dhe Cityt, Aguero, mendon se Rodri duhet të fitojë Topin e Artë këtë vit.
Legjenda e klubit nga Etihad beson se roli i Rodrit në triumfin e Cityt në Ligën Premier sezonin e kaluar, shoqëruar me udhëtimin e tij në fitoren e Spanjës në Euro 2024 e bën atë një favorit të qartë.
“Rodri e meriton. Një vit i përsosur, ju e meritoni atë [Topin e Artë]. Hajde Rodri!”, ka thënë Aguero kur u pyet për mendimet e tij për këtë çështje.
Ndryshe, Rodri është ndër katër lojtarët e Cityt që janë nominuar; Erling Haaland, Phil Foden dhe Ruben Dias janë gjithashtu në garë. /Telegrafi/
🏆🗣️ Sergio Agüero on Ballon d’Or: “A perfect year, you deserve it… Come on Rodri.” ✨ pic.twitter.com/WsBuV9MF1N
— EuroFoot (@eurofootcom) September 6, 2024