Kun Aguero është kthyer në retrospektiv dhe ka folur për njoftimin e tij të parë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Sulmuesi i Manchester Cityt dhe ai i Barcelonës janë shokë shumë të ngushtë tash e një kohë, por njoftimi në mes tyre ka ardhur në kohën kur u mblodhën me kombëtaren argjentinase, pasi deri atëherë Aguero nuk ia kishte idenë se kush është Messi, dhe e pyeti një shokë të skuadrës së kush është ky fëmijë?!
“Ne ishim duke ngrënë drekë me ekipin kombëtar U-20. Lionel ishte ulur pranë meje. Të gjithë shokët e skuadrës ishin duke folur në lidhje me këpucët që ai do të sjellë nga SHBA, dhe unë thjesht mendoja: Kush është ky fëmijë?”, ka thënë fillimisht Aguero për FIFA.com, përcjell Telegrafi.
“I pyeta emrin e tij dhe ai tha: Lionel, Lionel Messi, por unë nuk kisha e asnjë ide se kush ishte. Një nga shokët e skuadrës më tha: Ti nuk e di se kush është? Ai është Messi, fëmija nga Barcelona. Kjo është koha kur unë e kam kuptuar se kush ishte ai. Por, unë ju them një gjë: ai e dinte se kush isha!”.
“Ai është para pjesës tjetër, dhe unë nuk jam duke e thënë vetëm për shkak se ai është miku im. Unë stërvit me të dhe kam e parë me sytë e mi. Ai bën gjëra që unë nuk e shoh dikë tjetër tek i bën. Ai është më i miri, nuk ka si ai”, përfundoi sulmuesi i Manchester Cityt. /Telegrafi/