Telegrafi

Aguero me rekord golash te City (Video)

Sergio Aguero e ka shënuar golin e tij të 160-të me fanellën e Manchester Cityt në të gjitha garat.

Sulmuesi argjentinas realizoi në fitoren prej 2-0 të skuadrës së tij kundër Middlesbroughut në kuadër të çerekfinales së Kupës FA.

Në këtë mënyrë, ‘Kun’ ka shënuar 160 gola në 240 paraqitje në të gjitha garat me klubin anglez.

Kjo do të thotë se ai mesatarisht ka shënuar dy gola në çdo tri ndeshje.

Ndryshe, Aguero luan te City nga vera e vitit 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi për një shumë që besohet të jetë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/