Telegrafi

Aguero paqëllimshëm zbuloi klubin e ri ku do të luajë Messi

Klubi i ardhshëm i Lionel Messit është zbuluar nga Sergio Aguero pasi ai ka treguar më shumë se që duhet nga biseda e tyre private.

Paris Saint-Germain ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me argjentinasin, me kontratën e tij aktuale që do të përfundojë në fund të sezonit. Ai më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje te skuadra e MLS, Inter Miami, si dhe me një rikthim të mundshëm te ish-klubi, Barcelona nëse do të largohej nga kryeqyteti francez gjatë verës.

Megjithatë, klubi i tij i parë Newell’s Old Boys, ku ai luajti në akademi para se të shkonte në Barca, tani është zbuluar si një destinacion i mundshëm nga Aguero.

Duke folur për UOL, ish-ylli i Manchester City shpjegoi: “Ai po konsideron seriozisht mundësinë për të luajtur për Newell’s”.

Deklarat befasuese e Agueros detyroi ish-anësorin e Liverpoolit, Maxi Rodriguez të ndërhyjë dhe të shtojë: “Kun është Kun. Ai nuk mund të heshtë. Do të shohim”.

Fituesi i Kupës së Botës kaloi pesë vjet në akademinë në Newell’s, para se të shkonte në La Masian e Barcelonës.

Në 27 paraqitje këtë sezon për PSG-në, 35-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka 14 asistime, duke kaluar tashmë statistikat e sezonit të kaluar. /Telegrafi/